Sot në vendin tonë pritet të ketë stabilizim të motit.
Mëngjesi parashihet të jetë relativisht i freskët dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.
Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.