Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.
IHMK në njoftim shton se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 27-30 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.
“Parashikimi i Motit dy ditë (26-27 gusht 2022)! Do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjellura me rrufe. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes!”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.