Sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit dhe me reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Me kalimin e sistemit frontal deri në mesditë, pasditja do të vijojë me diell dhe vranësira, më të shtuara do të jenë në perëndim dhe jugperëndim të vendit, të cilat do të gjenerojë edhe reshje të izoluara.
Në mbrëmje priten vranësira më të shtuara, të cilat do të sjellin reshje lokale shiu, më të intensifikuara gjatë natës.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 70 kilometra në orë.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C.