Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.