Gjatë së premtes parashihet të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius.
Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.