Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë vranësira të ulëta dhe mjegull në ultësira, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 10-23 km/h.
Temperaturat minimale të cilat do të luhaten prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C.