Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-56 km/h!
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.