Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe përgjatë këtyre dy ditëve.
IHK njofton se do të ketë më shumë orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.
Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi për riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 09:00-18:00 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapelë, ombrellë, rroba me ngjyrë të hapur etj”, thuhet në njoftim.
IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perëndimit.