Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta kalimtare shiu.
Derisa pritet të ketë edhe intervale me diell.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 15 deri në 37 kilometra në orë.
Sipas MeteoKosova temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, ku minimalet do të luhaten prej 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15 gradë Celsius