Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas deklaratave të deputetit Haki Abazi i cili ka thënë se “ka audio-incizime që tregojnë se kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit”.
Sipas Kica-Xhelilit, “mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi. Janë ZË për të vërtetën! Zëri i tij”.
“Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekond më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë inçizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?”, ka thënë ajo.
“Demokracitë nuk vdesin gjithmonë në errësirë. Ato vdesin me dritat e ndezura, nga njerëz të zgjedhur me mjete demokratike.” – thuhet në librin “Si vdesin demokracitë”, nga dy shkencëtarë politik të Universitetit të Harvardit”, ka vazhduar ajo.
Deputetja opozitare po ashtu ka thënë se ka mungesë të transparencës në lidhje me hetimin e këtij rasti.
“Kjo mungesë e transparencës; kjo gjuhë përçarëse e kjo mungesë absolute e dhënies së llogarisë po na lëndon demokracinë, hapur e me të gjitha dritat ndezur”, ka deklaruar Abazi.