Në mbledhjet e Komisioneve, por edhe në seancat e Kuvendit shpesh herë deputetët të pushtetit dhe opozitës mospajtimet e tyre për çështje të caktuara i kanë kaluar edhe në akuza personale e madje edhe në ofendime.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mirlinda Tishukaj-Sadiku në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se vet programi qeverisës mund të krijojë mospajtime.
Sipas saj, shpesh ndodh që në Komisione dhe Parlament deputet të lëshohen edhe në akuza të pabaza.
“Ne si deputet jemi duke luajtur rolin për çka jemi votuar për të mbajtur përgjegjës edhe ministrat, edhe qeverinë lodhur me implementimin e raporteve të auditimit lidhur me planin e veprimit. Ne aty jemi përfaqësues politik dhe gjithsecili përfaqëson subjektet e veta politike”.
“Ne kemi një program qeverisës mund të mos pajtohemi me shumë gjëra me shumë të gjetura. Prandaj janë mos pajtime në aspektin profesional por edhe diskutimet në komision dhe parlament lëshohen ne akuza të pabaza”, tha ajo.
Përderisa deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj tha se pozita nuk është e interesuar për bashkëpunim.
Sipas tij, vetëm për marrëveshje ndërkombëtare ka pasur një dakordim, për çka sipas tij, edhe ai po fillon të zbehet.
“Pozita i merr detyrat e veta. Ata janë të interesuar të krijojnë një bllok. Praktikisht nuk kemi një bashkëpunim të mirëfilltë lidhur me të mirën e përgjithshme. Pra këta e kanë një pozicion të tillë për secilën çështje jemi pozitë dhe opozitë”.
“Dakordime kemi pasur përpara për marrëveshje ndërkombëtare mirëpo edhe aty kanë filluar gjërat të çalojnë. Ka akuza sepse janë çështje programore të ndryshme komplet. Nuk mund ta gjeni të arriturën deri sot se gjithçka filloi me juve. Përderisa ekziston kjo logjikë nuk do të kemi ecje përpara”, tha Dreshaj.