Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të lëndimit trupor në një aheng familjar në Prizren.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prizren, në orën 19:50.
“Është raportuar se gjatë një ahengu familjar ka ndodhë një mosmarrëveshje mes disa personave kosovar. Si pasojë viktima femër kosovare ka pësuar lëndime nga mjet i mprehtë thikë e cila ishte përdorë në rast nga të dyshuarit”, thuhet në raport.
Ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe pastaj është liruar në shtëpi.
Një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi edhe kishte urdhër arrest nga gjykata.