Nën moton ‘Marshojmë për Liri të lëvizjes’ sot do të marshohet në sheshet e Prishtinës si shenjë pakënaqësie për mosliberalizim të vizave për Republikën e Kosovës.
Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale, ku thuhet se marshi që do të bëhet me biçikleta do të fillojë në orën 12:00
Kujtojmë se Samiti i Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt dje, përfundoi pa asnjë rezultat konkret.
Aty mori pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani, e cila tha se ka marrë deklarata pozitive për liberalizimin e vizave edhe nga shtetet që deri më tani ishin skeptike.
Samiti BE-Ballkani Perëndimor do të vazhdojë edhe sot në ditën e tij të dytë.