TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Moscertifikimi i Listës Serbe, Haradinaj: Nuk respektuan Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

25/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme
Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se arsyeja e moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit 2024 është mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjit të Kosovës nga ana e kësaj partie.

Haradinaj ka përmendur se Lista Serbe shpesh ka bërë deklarata të dëmshme, si glorifikimi i Putinit dhe qëndrimet kundër Kosovës, duke përmendur gjithashtu edhe përfshirjen e saj në sulme terroriste.

“Lista Serbe realisht nuk ka qenë e kujdesshme me respektuar ligjet e Kosovës, ata kanë bërë shpesh deklarime shumë të këqija, për shembull rrënoftë Serbia, deklarohet në hapje të fushatës. E glorifikojnë Putinin nuk janë distancuar nga këto sulme terroriste ata duhet të bëjnë kujdes se në Kosovë nuk mund të marrin askush me marrë pjesë në proces zgjedhor e me qenë kundër Kosovës e kundër Kushtetutës. Pra janë mirëseardhur në proces zgjedhor por duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se këta të fundit duhet të distancohen nga qëndrimet kundër Republikës së Kosovës.

“Ne që kemi votuar në vendimin që edhe ata të marrin pjesë, shqetësimet janë të bazuara në sjelljet e Listës Serbe. Duhet ta kuptojnë që Lista Serbe dhe çdokush se nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës duke glorifikues armiqtë e Kosovës”, ka thënë ai.

“Në një shtet tjetër nuk mundesh të marrin pjesë në zgjedhje duke i lavdëruar armiqtë e atij shteti. Lista Serbe i ka glorifikues të këqija kundër të Kosovës dhe duhet të vetëdijesohet dhe ta kuptojnë që shteti i Kosovës duhet të respektohet, unë kam shkarkuar ministra dhe zëvendësministra gjatë qeverisjes sime për një fjalë gojë, vetëm që një ministër ka thënë që Reçaku është falsifikim ka shkuar në shtëpi dhe dy zëvendësministra të tjerë kam shkarkuar vetëm për këtë fjalë”, theksoi kreu i AAK-së.

Ai ka theksuar se nëse një subjekt politik do të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, duhet të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe duhet distancuar nga qëndrimet që glorifikojnë armiqtë e Kosovës.

“Pra Lista Serbe nuk mundet të thyej Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, nëse janë për pjesëmarrje politike, për të drejtat e qytetarëve ne çdoherë jemi për por nuk mund të mbyllim sytë kur shkelet Kushtetuta dhe thyhen ligjet tona bëhen akte të tilla”, përfundoi ai.

KQZ-ja në mbledhjen e të hënës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Tags: Ramush Haradinaj
ShareTweetShare
Previous Post

Mot sot i vranët dhe me fjolla bore

Next Post

Deri në 10 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Pritjet deri në një orë për të hyrë në Kosovë nga Merdarja

Deri në 10 minuta pritjet për të hyrë në Kosovë

Te fundit

Kriza e karburanteve, Abazoviq: Qeveria ime është kursimtare

Kriza e karburanteve, Abazoviq: Qeveria ime është kursimtare

21/06/2022
Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Moti përgjatë fundjavës

15/10/2022
Eurodeputeti publikon një video, tregon se çfarë mund të ndodhë me Serbinë nëse vendos ta sulmojë Kosovën

Eurodeputeti publikon një video, tregon se çfarë mund të ndodhë me Serbinë nëse vendos ta sulmojë Kosovën

02/08/2022
Kamberi: Është e qartë se Beogradi nuk i dëshiron shqiptarët në Kuvendin e Serbisë

Kamberi: Dje Vuçiqi filloi të tregojë të vërtetën, por pati frikë nga opozita

03/02/2023
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

Hoti: Inflacioni 12%, masat e Qeverisë askund

13/01/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?