Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ka disponim për protestën e nesërme. Ai teksa ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës, shtoi se bina do të jetë e vendosur në oborrin e qeverisë dhe do të fillojë nga sheshi “Zahir Pajaziti”.
Molliqaj tha se njohja nga Serbia nuk është pjesë e kësaj marrëveshje, për çka edhe vet kryeministri ka hequr dorë ta kërkojë një gjë të tillë.
“Kemi një marrëveshje e cila është pa mbështetje politike, ka kundërshtim popullor. Siç e keni parë edhe qeveria me zor e ka mbrojtur këtë marrëveshje. Ajo që dihet tashmë, pesë vendet anëtare të BE-së qe nuk e kanë njohur Kosovën, nuk ka asnjë indicie që do ta njohin shtetin e Kosovës”, ka thënë ai.
Ai shtoi se do të ketë asociacion, për çka është jetike që kjo qeveri të ndalojë këtë rrugëtim.
“Ajo çka po ndodhë është që Kosova merr vetëm obligime karshi BE-së dhe Serbisë. Prandaj, prej pritjeve shumë të mëdha kemi përfunduar në rezultate shume të vogla. Opinionistët, qytetarët janë kundër kësaj marrëveshje. Ju e patë që çdo ditë që po kalon rrenat e pushtetit po shkojnë duke u zvogëluar, sepse nuk po mund të jenë të qëndrueshme”, shtoi Molliqaj.