Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur para mediave pas takimit që ka pasur me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën veriore.
Ai ka thënë se janë diskutuar të gjitha temat e rëndësishme, shkruan lajmi.net.
Lajçak e ka vlerësuar si të rëndësishëm takimin me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.
“Një takim shumë i rëndësishëm për ne me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd,” u tha Lajçak gazetarëve pas takimit.
Lajçak u pyet nga gazetarët nëse është e vërtetë që ai dhe i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor i kërkuan Kosovës shtyrjen e zbatimit të vendimit për targa dhe dokumente për tre muaj.
“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak.