Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për barëra.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se Kosova dhe Bjellorusia nuk kanë pasur një ligj të tillë.
“Kosova tashmë po hiqet nga kjo listë. Projektligji ka për qëllim rregullimin e kostos që barnave që ajo të jetë e përballueshme dhe edhe më lirë sesa në vendet e rajonit”, është shprehur Vitia.
Tutje ai tha se “Sipas projektligjit çmimi në çdo barnatore do të jetë i njëjti”.
“Përcaktimi i çmimit krijohet nga sistemi rregullativ në Republikën e Kosovës dhe buron nga prioriteti I qeverisë për të siguruar barna të nevojshme”, ka thënë Vitia para miratimit.
Me këtë rast pa asnjë votë kundër dhe abstenim është miratuar propozim-vendimi.