Ka kaluar në shqyrtim të parë në Kuvendin e Kosovës Projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Për kanë votuar 63 deputetë. Pjesa më e madhe e opozitës kanë lëshuar sallën në momentin kur projektligji është votuar.
Opozita e ka kundërshtuar këtë projektligj të cilin e kanë quajtur edhe antikushtetues.
Projektligj për çmimet e produkteve themelore u miratua pasi tri herë më parë kishte dështuar.
Qeveria e ka arsyetuar këtë projektligj me rritjen e çmimeve dhe dyshimeve për abuzim për disa nga produktet esenciale.