Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën.
Baerbock, përmes një adresimi, citohet të ketë thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodh tani.
“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.