Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafi, ka reaguar në lidhje me refuzimin e ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë.
Mustafi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shprehë se kjo është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët.
“Refuzimi për vizitën e ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë është një tjetër përpjekje për të izoluar shqiptarët dhe për të ndërprerë shkëmbimin kulturor mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës. Por askush nuk mund ta ndalë frymën e bashkëpunimit dhe të solidaritetit mes shqiptarëve kudo që ndodhen”, ka shkruar Mustafi.
Postimi i tij i plotë: