Ministria e Shëndetësisë në Ditën Botërore të Kancerit, njofton se ka themeluar Grupin Punues me qëllim të zhvillimit të Programit Shtetëror për Kontrollin e Kancerit në Kosovë.
Ky insitucion se tema e sivjetëm është “Mbyllni hendekun e kujdesit”, që ka të bëjë me të kuptuarit e pabarazive në kujdesin ndaj kancerit dhe marrjen e veprimeve për t’i adresuar ato.
Dita Botërore e Kancerit shënohet dhe synon që të inkurajojë njerëzit për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të kancerit.