Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se prej datës 18 nëntor deri më 29 nëntor do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake në të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës në Gjakovë.
Sipas ministrisë, Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.
Ky është njoftimi i plotë:
Njoftim
Njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit se gjatë periudhës kohore 18-29 Nëntor 2022, do të ketë lëvizje të trupave dhe makinerisë së FSK-së në konvoje ushtarake nga të gjitha kazermat e saj, në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.
Lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit.
Prishtinë më 18.11.2022
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Mediat
Ministria e Mbrojtjes. /