Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur para mediave pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, të caktuara sipas koeficientit të ri në Ligjin e Pagave që u miratua sot në mbledhjen e Qeverisë, shkruan lajmi.net.
Murati ka deklaruar se beson që dy leximet do të miratohen shpejt në Kuvendin e Kosovës.
“Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi të ligjit të buxhetit mund të procedojmë që në fund të muajit shkurt pagat të dalin sipas ligjit të ri”, tha Murati.