Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në rrugën e saj evropiane, raporton Ekonomia Online.
Pas takimit me homologen kosovare, Donika Gërvalla, ai shtoi se qëllimi i vizitës në Kosovë është forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet ët dy vendeve.
Përderisa kur u pyet për modelin për Asociacionin që kryeministri Albin Kurti e kishte përmendur si shembull Kroacinë, ai tha se i mbetet Kosovës që të vendos për këtë çështje.