Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, me të cilin kanë diskutuar për projektet komunale, bashkëpunimin në mes të komunës dhe qeverisë si dhe për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët.
Krasniqi dhe Ahmeti kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.
Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se ata kanë vizituar disa nga projektet e financuara nga MAPL, siç janë: asfaltimi i rrugëve në Lipjan dhe Hallaq i Vogël, projekti për rregullimin e hapësirave publike dhe rregullimi i shtratit të Lumit Janjevka në lagjen e Konjuhit në Lipjan.