Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, Elbert Krasniqi, ka vizituar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.
Krasniqi e përshkroi Selimin me fjalët: pozitiv, inspirues dhe të qëndrueshëm.
Ministri tha se Selimi do të mbetet çdoherë 10-shi i Ushtrisë Çlirimintare të Kosovës.
“Pozitiv, inspirues dhe i qëndrueshëm!
Gjithmonë 10-shi i UÇK-se”, shkroi ai.