Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom, raporton Ekonomia Online.
Takimi është duke u zhvilluar në ndërtesën e MPJD-së. Të dy homologët pas takimit do të mbajnë konferencën e përbashkët për media.
Billstrom do të pritet në takime të ndara edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.