Primare e ka ndërtimin e një agjende zhvillimore dhe se dyti korrigjimin e qeverisë së tanishme.
Këto janë dy caqe të Arben Mustafës, i emëruar gjatë javës, koordinator për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Mustafa në emisionin PORTOFOL në Klan Kosova FM, ka thënë se do ta mbikëqyrin qeverinë, që sipas tij është shumë pasive sa i përket ekonomisë.
“Qeveria aktuale ka nevojë për ide. Aktualisht ekonomia e vendit është në gjendje të rëndë. Qeveria po e bën rolin e spektatorit, duke marrë disa masa eksperimentale”, është shprehur Mustafa.
I pyetur nëse do të donte të ishte ministër fuqiplotë në këtë periudhë krizash, ai ka shtuar: “Është periudhë sfiduese, por çdo ministër mund ta ndihmojë ekonominë. Një ministër financash mund ta shfaqë kapacitetin e tij për ta bërë ndryshimin në jetën e qytetarëve”.
Sipas Mustafës në periudhën e tanishme është mëse e rëndësishme që të hiqet akciza për naftën dhe të ulet TVSH për produktet ushqimore.