Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka thënë se “rusët po dështojnë në terren në shumë zona” në Ukrainë.
“Plani A, B dhe C i Putinit kanë dështuar dhe ai mund të shikojë planin D”, tha Wallace për pushtimin rus në një intervistë me Sky News, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se beson se lufta kundër Rusisë është një “kauzë fisnike”, duke e karakterizuar luftën si një “shtet fashist që po pushton Ukrainën”.
Wallace, i cili ka mbikëqyrur përpjekjet britanike për të pajisur Ukrainën me armë antitank, automjete të blinduara dhe municione, tha se “të gjithë” besojnë se pushtimi është “i gabuar dhe brutal”.