Milot Rashica po iu del në ndihmë të prekurve nga tërmeti i fuqishëm që ndodhi në Turqi ditë më parë.
Ylli i Kosovës, ashtu edhe si futbollistët e tjerë të Galatasarayt i është përveshur punës për t’iu dalë në ndihmë njerëzve që kanë nevojë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Galatasaray njoftoi se Rashica me shokë po ndihmojnë me punë në qendrën bamirëse të klubit.