Qindra qytetarë e ish-deputetë, janë bashkuar tubimit festiv “Festojmë me Ju!”, në nderë të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kjo tubim po konsiderohet edhe si protestë në mbrojtje të ish-krerëve të shtetit, të cilët po gjykohen në Hagë.
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë. Tha se të njëjtit janë duke u mbajtur padrejtësisht atje.
Ai i quajti ish-krerët e shtetit si shpallës së Pavarësisë.
“Sot të gjithë jemi mbledhur këtu për të nderuar dhe për të shprehur mirënjohje për shpallësit e Pavarësisë së Kosovës. Ne sot këtu bashkë e kudo shqiptarë ku janë festojmë me ata që e shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe të lirë. Festojmë me ju President i Republikës Hashim Thaçi, kryetar i Kuvendit Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit Kadri Veseli. Sot në krye me Komandantin legjendar i nderojmë të gjithë dëshmorët e kombit. Në çdo 17 shkurtë është moment i nderimit”, tha ai. /EO