Për votimin në kuvend të Byrosë, ka reaguar edhe Ehat Miftaraj, drejtor i IKD-së, një nga organizatat më të rëndësishme në vend. Ai shkroi se tash duhet më shumë punë e më pak fjalë.
“E tash si të hyn ligji në fuqi, si të funksionalizohet agjencia, oligarkët që kanë mbi 25 mijë Euro dhe nuk munden me i arsyetu, pasuria Ju konfiskohet. Deri në fund të vitit duhet me i pa rezultatet e para të këtij ligji. Tash sa më pak fjalë e më shume vepra/rezultate.” – shkroi ai.