Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas deklaratave të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila të shtunën në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Albin Kurti, tha se kanë marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias për të filluar me Vettingun dhe me themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj tha se janë dy opinione të këtij Komisioni, një për Vettingun e një për Byronë, por sipas tij, këto dokumente ndryshe po lexohen dhe kuptohen nga politika e ndryshe nga juristët.
Siç deklaroi ai, Vettingu ka marrë dritën e gjelbër, por jo si është kërkuar nga Qeveria e Kosovës.
Ndërsa, sa i përket Byrosë, Miftaraj tha se sipas Komisionit të Venecias, propozimi i Qeverisë ka të meta të mëdha që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore.
“Interesant sesi të njëjtat dokumente, lexohen dhe kuptohen ndryshe nga politika, ndryshe nga juristët. Vetting po, por jo si është kërkuar. Sidoqoftë, fillim i mirë, dhe tash kërkesa të zbatohet në praktikë pikë për pikë sipas rekomandimeve në opinion. Sfida, të binden partnerët ndërkombëtare dhe konsensus politik”, shkroi ai.
Postimi i plotë: