Njohësi i rrethanave të drejtësisë, Ehat Miftaraj ka komentuar shfaqjen e kriminelit serb, Milan Radojiçiq pranë presidentit serb Aleksandër Vuçiq në takimin e këtij të fundit me strukturat paralele serbe.
Miftaraj ka thënë se BE nuk mund t’i mbyllë sytë dhe të tolerojë që kriminelët që kryejnë krime në Kosovë të kenë Serbinë si parajsë, shkruan lajmi.net.
Reagimi i plotë i Miftarajt:
Radoiçiq prapë në takim krah për krah me Vuçiqin.
Radoiçiq i kërkuar për vepra penale që lidhen me vrasjet e serbëve në Kosovë dhe vepra tjera penale që mund të lidhen me krimin e organizuar, gjen mbrojtje dhe imunitet nga shteti serb.
Bashkimi Evropian, Borell, Komisioni Evropian nuk munden mi mbyll sytë dhe me toleru që Serbia të kthehet ne parajsë të krimineleve që kryejnë vepra penale në Kosovë.
Vuçiqi e mban në krah njeriun e shpallur non-grata nga SHBA-të për të cilin ka fletarrest në fuqi në Kosovë