Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka shkruar se sot është dhënë drita jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Pasi dje (e martë), Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave, Metsola ka theksuar kjo do e bëjë më të lehtë jetën për popullin e Kosovës.
“Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenar për@Europarl_EN pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, ka shkruar Metsola në Twitter.