Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola u është drejtuar pjesëmarrësve përmes një video-ardresimi në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që po mbahet në Prishtinë, nën organizimin e presidencës së Kosovës.
Metsola ka thënë me këtë rast se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që gratë të mos mbesin jashtë agjendës së sigurisë së përgjithshme.
“Duhet të bëhemi bashkë për t’i diskutuar sfidat. Ne kemi bërë progres por bota po ndryshon dhe luftërat po vazhdojnë. BE-ja gjithmonë ka qenë e bashkuar për t’i përfshirë gratë në agjendën e sigurimit”, ka thënë Metsola.
Ajo ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për organizimin e Forumit, derisa ka thënë së shpreson që të dilet me këshilla konkretet për fuqizimin e grave.