Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një deklarate për shtyp i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga ligji për amnistinë fiskale, për të cilën thotë se do të kriminalizonte ekonominë dhe shoqërinë.
Për t’u tërhequr menjëherë nga ligji për amnistinë, i cili në mënyrë të qartë është projektuar dhe urdhëruar nga bota e krimit, për të ofruar mundësinë që të ardhurat e përftuara ndër vite prej aktivitetit kriminal, nga grupe të organizuara apo nga akte të rënda korruptive brenda vendit, të pushtojnë ekonominë vendase dhe veçanërisht tregun financiar, për të kriminalizuar përfundimisht ekonominë, shoqërinë dhe të gjitha institucionet tona.
Në këtë mënyrë do të goditej drejtpërdrejt dhe dëmtohej në mënyrë fatale biznesi i ndershëm, i cili do të falimentonte si dhe iniciativa e lirë vendase. Do të dekurajoheshin edhe më tej dhe do të largoheshin nga vendi, ata pak investitorë të huaj seriozë që kanë mbetur. Do të kriminalizohej e gjithë shoqëria”, theksoi Meta.