Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur sot se po bën gati një padi ndaj Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri, të cilën është shprehur se do ta dorëzojë më 1 shtator.
Në një konferencë me gazetarët këtë të hënë, Meta tha se padia do të bëhet për nxjerrje të sekretit shtetëror.
“Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Dosjeve për manipulim dhe falsifikim të qëllimshëm. Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën. Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cenohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës. Frika e Edi Ramës, sepse nuk e blen dot opozitën dhe nuk trukon dot ndeshjen përpara. Rast skandaloz i përdorimit të metodave të Sigurimit të Shtetit”, u shpreh Meta.
“Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn”, tha Meta.