Kuvendi i Kosovës të premten ka mbajtur seancë të veçantë për nderë të vizitës së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili mbajti një fjalim para deputetëve kosovarë, raporton Ekonomia Online.
Meta në vizitën e fundit në Kosovë si president, kujtoi vitin 2000, kur e vizitoi Kosovën e çliruar, duke thënë se Kosovës i nevojitet marrëdhine e mirëfilltë me Shqipërinë.Ai tha se populli shqiptar krenohet me luftën çlirimtare të UÇK-së.
“Kur vizitova Kosovën në dhjetor të vitit 2000 asokohe si kryeministër pata theksuar se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për marrëdhënie të mirëfillta. Njohja ndërkombëtare nga shumica e vendeve anëtare deri te konfirmimi i Pavarësisë dhe anëtarësimi në shumë organizata rajonale, dëshmon se shteti i ri i Kosovës është shembull edhe për vende të tjera të rajonit”, tha Meta.
“Gjithçka e lidh Shqipërinë me Kosovën, gjuha, tradita e zakonet. Kjo lidhje e pandashme i ka dhënë heronjtë më të mëdhenjtë nga Skënderbeu e deri të Adem Jashari. Ky vullnet kërkon devotshmëri politike për të bashkëpunuar në të gjitha rrafshet. Krenohemi me të drejtë për rrugën e kombit. Të krenohemi për lirinë e pavarësinë me vëllezërit tanë. Historia na bënë të krenohemi me luftën çlirimtarë”, tha tutje Meta.