Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, ka folur për disa çështje aktuale në Kosovë.
Në RTK, Ballkanin e hapur, presidenti Meta e vlerësoi si iniciativë joserioze dhe të panevojshme.
“Nuk është thjeshtë një refuzim kategorik nga Kosova, mendoj që është një iniciativë e tepërt, e panevojshme dhe e paqartë përderisa ka ndryshuar tri herë emrin për të ardhur deri te Ballkani i hapur që e ka tash. Por, kështu kemi iniciativa tjera shumë më solide ku duhet të përqendrohemi, që kanë edhe një lidershqip të qartë evropjan, kanë edhe intrumenta financiare në mbështetje të tyre siç është Procesi i i Berlinit dhe që janë të gjithë të barabartë dhe nuk është problemi se ka thjeshtë rezerva Kosova, për këtë çështje mendoj që kjo është një përpjekje për ta portetitzuar Kosovën ndërkombëtarisht si një problem në Ballkanë dhe për të faktorizuar të tjerë që nuk e meritojnë. Për arsye se rezerva ka edhe presidenti i Maqedonisë, ai i Malit të Zi pa dyshim edhe ai në Bosne e Hercegovinë. Atëhere kujt i duhet një iniciativë që krijon përçarje apo që kërkon ta vë Kosovën përpara faktit të kryer. Kjo iniciativë nuk është diskutuar as me presidentin e Shqipërisë as me opozitën me sa di unë” tha presidenti Meta.
Sa i përket Gjykatës Speciale dhe mbajtjes së krerëve të UÇK-së atje, presidenti Meta vlerësoi se që nga krijimi ajo ishte një kompromis i padrejtë dhe pafajësia e tyre është e pa diskutueshme dhe çështje kohe.
“Nuk do të doja të hyja shumë në këtë çështje, që kur u krijua ishte një kompromis, që e bëri edhe Kosova edhe instutcionet e saj, po e bëjnë edhe miqtë dhe aleatët tonë më të mirë në përkrahjen për lirinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Ajo që është e rëndësishme është të bëjmë gjthçka si Kosovë dhe si Shqipëri, si dy vende mike për të mbështetur ish-drejtuesit e Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë situatë, duke ofruar të gjitha garancitë e nevojshme që ky proces të ndiqet në një mënyrë sa më demokratike, pasi që kemi të bëjmë me personalitete publike të provuara, të vërtetuara që nuk kanë asnjë arsye t’i ikin drejtësisë dhe përse mos të gjykohen në kushte apo rrethana tjera. Por, ajo që unë dua të theksoj është se unë kam besim të plotë në pafajësinë e tyre dhe kjo do të jetë një çështje kohe” , tha ai .