Mbrëmë gjatë natës në Prishtinë është dëgjuar një zhurmë e madhe, e cila kishte ngjallur reagime të shumta të banorë të kryeqytetit.
Gjithashtu, janë shpërndarë edhe disa videot ku dëgjohen këto zhurma.
Lajmi.net mëson se këto zhurma kanë ardhur nga një avari në njërën nga termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.
Një zyrtar i KEK’ ut ka treguar se rreth orës 00:00 ka pasur një prishje në Termocentralin B dhe si shkak i saj ka ndodhur shpërthimi i metanit.
“Rreth ores 00:00 ka ndodhur shpërthim i metanit në Termocentralin Kosova B. Këto avari ndodhin shpesh, por kësaj radhe ka shpërthy”, ka thënë punëtori i KEK-ut për lajmi.net.
Nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar, sepse nuk kishte asnjë njeri afër.
Po ashtu, është shprehur se nuk është hera e parë që ndodhin shpërthime të tilla, por jo në këtë masë.