Meritani Shabani do të vazhdojë karrierën në Superligën e Zvicrës.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova është zyrtarizuar këtë të shtunë te Grasshoppers, shkruan Gazeta Express.
Shabani me klubin zviceran ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të tretë.
24-vjeçari së fundi luajti si i huazuar nga Wolvesi te Venlo në Holandë.
Meritan Shabani më herët ka qenë pjesë e të rinjve te Bayern Munichi.