Si çdo verë verë, kur bashkatdhetarët kthehen për pushime në Kosovë, sheshi i Prishtinës është i mbushur.
Ekonomia Online ka intervistuar disa nga mërgimtarët në lidhje me ngritjen e çmimeve si dhe a jamë të kënaqur me ndryshimin e qeverisjes, për çka shpesh ata cilësohen si më meritorët.Mentor Sylaj, mërgimtar i cili jeton në New York, për Ekonomia Online tha se t’i krahasosh çmimet që janë në Kosovë me vendin ku jeton, kanë shumë pak dallim.
“Çmimet janë pak të larta sa kam mundur me pa nëpër markete në Kosovë, janë pak të larta. Unë jetoj në New York, me i krahasu me çmimet e atje nuk kanë shumë dallim. Domethënë veç rroga që është këtu më e vogël, atje i kemi rrogat më standarde. Se për dallim për çmime, shumë pak. Vetëm disa produkte të mishit ose diçka, se tjerat krejt njëjtë”, tha Sylaj.
Sa i përket Qeverisë aktuale, ai tha se nuk po sheh ndryshim.
“Ndryshim nuk po shohim, që shihen jo. Po kështu ndryshime nëpër puna, ndoshta ka ndonjë rritje të vogël ekonomike, por jo sado”.Kujtim Lushaj, i cili jeton në Bruksel thotë se çmimet kanë hipur në mbarë vendet e Evropës. Por, ai nuk sheh krizë ekonomike në Kosovë.Ai thotë se kafenetë në vendin tonë janë të mbushura plotë e se shumë qytetarë shpenzojnë për udhëtim në qytete vetëm për një kafe.
“Çmimet ndoshta relativisht kanë hipur. Në përgjithësi mërgata nuk e heton shumë, por kanë hyp çmimet. Por, është krejt e natyrshme, çmimet kanë hyp në mbarë Evropën. Unë po flas për Bruksel, në Paris, në Londër, në Zvicër në çdo qytet e shtet të Evropës çmimet kanë hyp në mënyrë të jashtëzakonshme për shkak të krizës globale, veçmas për shkak të luftës në Ukrainë që po zhvillon Rusia”, tha ai.
“Në qoftë se i sheh kafenetë plotë, ku s’ke vend ku me u ul me pi një kafe. Në qoftë se vjen njeriu po e zëmë nga Podujeva apo nuk e di nga cili qytet i Kosovës me ardh veç me pi një kafe në Prishtinë e bënë atë shpenzim me veturë edhe vijnë me vetura për një kafe. Nëse janë kolonat kaq të gjata për me hy në Shqipëri, në bregdet për me shku me pushu, atëherë shikoni nuk mund të jetë bash krizë, kaq e madhe sa trumbetohet. Se ky trumbetim është i qëllimshëm, e ka qëllimin e vetë, me rrëzu Qeverinë edhe me vazhdua proceset me nda Kosovën”, tha ai.
Ai e pati edhe një thirrje të veçantë për qytetarët e Kosovës e mërgimtarët.Lushaj kërkoi nga ta që masivisht ta vizitojnë Mitrovicën e Veriut, e të kalojnë një ditë në këtë qytet, pasi është pjesë e Kosovës.“Një thirrje nëse mundem ti ja bëjë mërgatës nga ky vend, edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pa ndërpre, me 01,02,04 e deri me 07 me vetura të vazdhojnë ta vizitojnë Mitrovicën e Veriut pa ndërpre, le të hyjnë nga 1000-2000 vetura brenda atje, e mërgata prej Zvicrës, Gjermanisë, Belgjikës, Francës, Austrisë çdo shteti që vijnë mërgata shqiptare le ta plakin një ditë, le ta kalojnë një ditë në Veriun e Kosovës. Në Mitrovicën tonë të veriut, në pjesën tonë. Është pjesë e republikës tonë e jo e atyre që patën filluar të bëjnë pazare me nda Kosovën. Ajo është pjesë e jona e patjetërsueshme”, tha Lushaj.
Rrahim Tahiraj, nga Suedia tha se krahasuar me rrogat e Kosovës, çmimet janë shumë të larta e se një shumicë e popullut nuk mundet ta përballoj.
“Në bazë të rrogës tuaj, që ju e keni, këtu janë çmimet shumë më të larta. Kurse atje normal që rrogat janë më të larta edhe çmimet edhe pse janë të larta e kalojmë. Ama në Kosovë, për rrogat që i keni ju, çmimet ishin shumë më të larta. Disa që nuk kanë, nuk besoj që munden me përballu aq lehtë” e sa i përket Qeverisë aktuale, ai tha se është shumë larg me politikën e Kosovës.
“Unë me politikën e Kosovës jam shumë larg”, tha ai.Edhe Burim Zogiani për EO tha se çmimet në Kosovë, krahasuar me pagat janë shumë të larta.Ai e dha shembullin e çmimit të benzinës, në Greqi për të cilin thotë se është i njëjtë me Kosovën.“Në krahasim të pagave është shumë i lartë. Janë çmimet, për një 80 për qind të popullit është shumë e lartë. Unë para dy dite, tri kam ardhur nga jashtë domethënë benzina ishte 1.88 në Greqi, 1.87 këtu ishte më duket. Domethënë çmime të njëjta”, tha ai.