Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar sot festën e Flamurit të Shqipërisë, 28 Nëntorin.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur disa nga thëniet e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemailit si dhe Adem Jasharit.
Ai ka thënë se sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona.
“Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve”, ka thënë Krasniqi.
Postimi i tij:
“Lirinë nuk ua solla unë. Atë e gjeta në mesin tuaj.” – Gjergj Kastrioti Skënderbeu
“Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!” – Ismail Qemaili
“Besa-besë se vetëm një vdekje, tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë. N’grykë t’pushkës.” – Adem Jashari
Krujë – Vlorë – Prekaz
Tri vende shqiptare!
Tre heronjë kombëtarë!
Tre nëntorë të shenjtë!
Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.
Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve!
Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.
Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona!
“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, ka thënë Hasan Prishtina.
Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara.
Urime 28 Nëntori! 🇦🇱