Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi duke e falënderuar Kamberin për vizitën, u shpreh se ai është patriot i pandalshëm e shembullor i Luginës.
“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehojë guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik”, shkruan lideri i PDK-së.