Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Krasniqi ka thënë se Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike.
“Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të.
Postimi i tij i plotë:
Pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik 1776 shënon triumfin dhe fillimin e ngritjes së një bote të lirë dhe demokratike.
Këtë e dijmë më së miri ne si Kosovë, ku, 23 vite, respektivisht 14 vite më parë, në misionin tonë të çlirimit dhe pavarësisë, krahun më të fuqishëm kishim SHBA-të.
Prandaj, duke qenë përjetësisht mirënjohës, sot, në festën e pavarësisë, ju urojmë këtë ditë të madhe kombëtare stafit të Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës, Ambasadorit Hovenier, pjesëtarëve të Ushtrisë Amerikane në Kosovë dhe të gjithë qytetarëve amerikanë.