Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vlerësuar lartë, personalitetin e Stjepan Mesiq, ish-president i Republikës së Kroacisë, i cili sot u shpall “Qytetar Nderi” i Prizrenit, kryeqytetit historik e kulturor të shqiptarëve.
Lideri i PDK-së, Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se “personaliteti i presidentit Mesiq, është i çmuar ndër ne, si mik e kontribues i sinqertë për çështjen e lirisë dhe mbrojtjes së Kosovës në ish-Jugosllavi, ndërsa pas çlirimit të vendit edhe si mbështetës i shtetformimit e shtetndërtimit tonë”.
Sipas Krasniqit, konsiderata e shprehur sot në Prizren për presidentin Mesiq, është e merituar dhe i bën nder edhe Kuvendit Komunal.
Ai tha se miqtë si Stipe Mesiq janë vlerë e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Stjepan Mesiq, ish-president i Republikës së Kroacisë, nga sot, është “Qytetar Nderi” i Prizrenit, kryeqytetit historik e kulturor të shqiptarëve.
Personaliteti i presidentit Mesiq, është i çmuar ndër ne, si mik e kontribues i sinqertë për çështjen e lirisë dhe mbrojtjes së Kosovës në ish-Jugosllavi, ndërsa pas çlirimit të vendit edhe si mbështetës i shtetformimit e shtetndërtimit tonë.
Konsiderata e shprehur sot në Prizren për z. Mesiq, është e merituar dhe i bën nder edhe Kuvendit Komunal. Miqtë si Stipe, janë vlerë e Republikës së Kosovës!