Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se akti sublim i heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit do të përcillet ndër breza si shembull i sakrificës për liri.
Postimi i tij i plotë:
Në përvjetorin e 24-të të rënies heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit, me bashkëpunëtorë bëmë homazhe në Memorialin e dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë, për të nderuar heroizmin e tyre për lirinë tonë.
Akti sublim i Fehmiut dhe Xhevës do të përcillet ndër breza, si shembull se dashuria për atdhe dhe sakrifica për çlirimin e Kosovës është fati që përcjell çdo atdhetar.
Lavdi e përjetshme për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Shefqet Zeka, Behxhet e Milazim Karaxha dhe Hamit Lladrovci.