Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me Komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin kanë vizituar sot Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes duke e uruar për pozitën e re, Gjeneral Jeton Dreshajn.
Mehaj ka njoftuar se KDS-ja po rritë kapacitetet e saja me edukim profesional të nivelit të mesëm deri në Kapiten, profilizimet ushtarake me fokus në këmbësori dhe mbështetje luftarake.
“Sot së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjeneral Bashkim Jashari, vizituam Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) gjatë së cilës ia uruam detyrën e re Gjeneral Dreshajt.
Komansa e Doktrinës dhe Stërvitjes është qendër e Gravitetit për zhvillimi professional ushtarak të FSK-së. Trajnimet, ushtrimet, shkollimet, specializimet ushtarake, simpoziume, seminaret dhe kurse janë baza e misionit të KDS-së.
Ngritja e standardeve në shkollimin e ushtarakëve me karakter, atdhetar të edukuar në vlerat e dëshmorëve dhe të guximshëm në përmbushjen e misionit tonë kushtetues.
KDS-ja po rritë kapacitetet e saja me edukim profesional të nivelit të mesëm deri në Kapiten, profilizimet ushtarake me fokus në këmbësori dhe mbështetje luftarake.
Ngritja e Kapaciteteve për ushtrime kolektive, virtuale, me simulime dhe ushtrime të vendkomandës janë prioritet i KD-së për ndërveprueshmëri sipas standardeve të NATO-s.
Ngritja e infrastrukturës bashkohore dhe poligonet trajnuese që do të lehtësojnë trajnimin dhe stërvitjen e ushtarakëve tanë në të gjitha nivelet, janë në dinamikë të lartë të ndertimit” shkruan ministri Mehaj në njoftim.