Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është deklaruar lidhur me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.
Mehaj tha se si asnjëherë më parë, ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, por tani me miratimin e Ligjit është krijuar edhe baza ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje përkrah shteteve partnere.
Ai tha se njashtu është rregulluar edhe çështja e sigurimit shëndetësorë për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit.
Postimi i plotë:
Mirëqenia dhe përgatitja profesionale e Ushtrisë të Republikës së Kosovës është objekti ynë.
Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe përkujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit.
Bashkë jemi të përkushtuar për të mbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s.